Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë e mërkurë, 15 maj 20190

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë

Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e mërkurë, 24 prill 20190

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. 

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019 e hënë, 15 prill 20190

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019

Prej 12-14 prill u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike 2019. Seminari me temën "Shteti si kuadër fundamental për të qeverisur - Politika e politikave publike" iu ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar për rolin e ideologjisë, politikat e djathta dhe të majta për Kosovën, zhvillimin ekonomik, edukimin e mirëfilltë, dhe sundimin e ligjit në kontekst të formësimit të politikave publike. 

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland e hënë, 25 mars 20190

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

RSS
First1213141517192021Last
Aktivitetet më të shikuara
 
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
⁣⁣
KUSH MUND TË APLIKOJË?⁣⁣
⁣⁣
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret:⁣⁣
 Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit;⁣⁣
 Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit;⁣⁣
 Diplomimi në nivelin Bachelor dhe njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;⁣⁣
 Qytetarë të Republikës së Kosovës;

⁣⁣
Kandidatët janë të përzgjedhur nga kategoritë në vijim:⁣⁣
- Subjektet politike të Republikës së Kosovës;⁣⁣
- Përfaqësues të OJQ-ve, medias, Universitetit, Institucioneve publike dhe biznesit;⁣⁣
- Shërbyes civil, duke përfshirë përfaqësues nga niveli qendror dhe ai lokal si dhe fusha e gjyqësorit;⁣⁣
⁣⁣
Përveç kritereve të mësipërme, procedura e përzgjedhjes së përcaktuar nga Shkolla do të favorizojë ata kandidatë të cilët demonstrojnë njohuri dhe gatishmëri për t'u angazhuar aktivisht në programin akademik dhe profesional, si dhe të shprehin qëndrimet e tyre lirshëm, duke i kontribuar debatit konstruktiv.⁣⁣ Kandidatët nuk duhet të kenë tejkaluar moshën 40 vjet.
⁣⁣
Kandidatët duhet t'i plotësojnë të gjitha pjesët e dosjes së aplikimit, sikundër:⁣⁣
1. Formularin për aplikim të plotësuar (me foto);⁣⁣
2. Letër motivimi për pjesëmarrje (të shkruhet brenda aplikimit online);⁣⁣
3. Letër rekomandimin e dedikuar për këtë Program, nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi ose institucioni të cilin e përfaqësoni;
4. Dëshmia e diplomës.
⁣⁣
APLIKIMI ONLINE BËHET NË LINKUN: http://pips-ks.org/apliko/
AFATI PËR APLIKIM ËSHTË ZGJATUR DERI MË 30 DHJETOR 2020.
⁣⁣
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen. Kandidatët që kalojnë fazën e parë ftohen për intervistë në zyrat e PIPS-it.

Për vijimin e programit njëvjeçar kandidatët parashihet të paguajnë shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro.⁣⁣



Previous Article Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë
Next Article Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"
Print
33189 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020