Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë e enjte, 11 korrik 20190

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike e enjte, 27 qershor 20190

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike

Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. 

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e hënë, 3 qershor 20190

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare.

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë e mërkurë, 15 maj 20190

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë

Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e mërkurë, 24 prill 20190

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. 

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)
Butrint Berisha
/ Kategoria: Publikimet

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Shtator 2020

Anëtarësimi në OBSH është në Programin e Qeverisë 2020-2023 dhe është përmendur në mënyrë sporadike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, megjithatë Kosova nuk ka aplikuar asnjëherë. Duke u bazuar në këtë, ky punim do të diskutojë mundësitë e anëtarësimit së Kosovës në OBSH. Punimi vijon me një diskutim të shkurtër për përpjeket shumëpalëshe të Kosovës deri tani, si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme. Më tutje, punimi do të përqëndrohet në përfitimet, procedurat, dhe mundësitë që do vinin me anëtarësimin e Kosovës në OBSH. Punimi argumenton se situata aktuale ndërkombëtare e krijuar pas përhapjes së pandemisë Covid-19, prezanton një mundësi të re për konsiderimin e aplikimit të Kosovës në OBSH, gjë e cila do të ndihmonte qytetarët kosovarë dhe institucionet përkatëse në luftën kundër Covid-19.  

Print
11674 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)