Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë e enjte, 11 korrik 20190

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike e enjte, 27 qershor 20190

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike

Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. 

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e hënë, 3 qershor 20190

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare.

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë e mërkurë, 15 maj 20190

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë

Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e mërkurë, 24 prill 20190

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. 

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient. Z. Avni Sfishta nga GIZ – Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, foli për rëndësinë e raportimit të mediave rreth çështjeve të mjedisit, ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe efikasitetit të institucioneve. Poashtu, ai shpalosi disa nga problemet kyçe në Kosovë, si përdorimi i qymyrit si produkt të parë për ngrohje duke njohur ndikimin e tij në çështje të klimës dhe mjedisit; si dhe dekarbonizimi si kriter në kuadër të obligimeve ndaj BE – kriter i cili është ndër problemet kyçe të Kosovës.

Previous Article Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"
Next Article Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë
Print
33362 Rate this article:
No rating