Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë e enjte, 11 korrik 20190

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike e enjte, 27 qershor 20190

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike

Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. 

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e hënë, 3 qershor 20190

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare.

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë e mërkurë, 15 maj 20190

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë

Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e mërkurë, 24 prill 20190

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. 

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Per shp
SuperUser Account
/ Kategoria: Per SHP

Per shp

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nen ombrellen e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.

Synimi edukativ i Shkollës mund të përshkruhet me idenë e fuqizimit të parimeve dhe praktikave demokratike. Kurrikula e moduleve të Shkollës Politike përfshin një llojllojshmëri temash sikundër teoritë politike, demokratizimi, qeverisja e mirë, procesi elektoral, partitë politike, politika e jashtme, politikat dhe zgjerimi i BE-së, dhe komunikimi publik. Për shkak të jetëgjatësisë dhe cilësisë Shkolla Politike e Prishtinës është kthyer në një nga podiumet qendrore të debatit publik ndërmjet aktorëve publikë në Kosovë. Shkolla Politike është dëshmuar si një përvojë e vyeshme për të gjithë individët e motivuar të përfshihen në ndryshimin pozitiv të shoqërisë kosovare përmes aktivizmit qytetar.

Pjesëmarrësit përzgjedhen në bazë të aftësive profesionale, duke marrur në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politikë, gjeografikë, socialë, etnikë dhe gjinorë. Një numër i lartë i Alumnistëve të Shkollës Politike kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pozicione kyçe në jetën politike në Kosovë. Në anën tjetër, ligjëruesit e Shkollës Politike janë ekspretë të fushave, të përfshirë në proceset politike dhe jetën publike nga sfera të ndryshme: politikanë, politikbërës, përfaqësuesh institucionesh dhe organizatash, akademikë, gazetarë, diplomatë dhe biznesmenë. Bazuar në këtë, Shkolla Politike gjithashtu iu ofron pjesëmarrësve një mundësi unike për zgjerim të rrjetit dhe kontakteve.

Print
32704 Rate this article:
No rating