Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi e premte, 7 dhjetor 20180

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi

Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
 

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë e premte, 30 nëntor 20180

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë

PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

RSS
First1011121315171819Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës"

Me datën 1 Gusht, Instituti i Prishtinës për Studime Politike lansoi publikimin "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës". Ky raport, bazuar në të dhëna të mbledhura brenda një periudhe të konsiderueshme kohore, diskuton për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti dhe politikës së jashtme në përgjithësi, duke prekur aspektet legjislative por edhe praktike. Sa i përket gjetjeve, raporti identifikon nevojën për të intervenim në organogramit dhe funksionimin e MPJ-së. Në raport me ristrukturimin e brendshëm të MPJ raporti bën thirrje dhe propozon një mënyrë të re të funksionimit të departamenteve tematike, duke i rindarë, bashkuar dhe shkrirë ato ku është e nevojshme; duke ua shtuar nëndivizionet; duke e shtuar numrin e Drejtorëve të Përgjithshëm në dy apo më tepër. Në disa prej rekomandimeve kyçe, në raport me zbatimin e politikës së jashtme, raporti bën thirrje të intensifikohet puna në: 1. Mirëmbajtjen e raporteve me shtetet që kanë njohur Kosovën, duke ndërtuar një qasje sistematike dhe strategjike të mirëmbajtjes së komunikimit, me këto shtete, si një aspekt i rëndësisë së veçantë. Aktualisht në MPJ në kuadër të strukturës institucionale nuk ka departamente të fokusuara në rajone të caktuara të botës dhe as Desk Officers për mbulimin e rajoneve/shteteve të ndryshme. 2. Shfrytëzimin e mundësive në kuadër të Titullit II të MSA-së për Dialog Politik. Titulli II i MSA thekson se vendoset dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe BE-së i cili ka për qëllim, në mes të tjerash, edhe të promovojë “Pjesëmarrjen e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar demokratik, nëse e lejojnë rrethanat objektive”. MPJ do të duhej të synojë të institucionalizojë dialogun në kuadër të titullit II dhe të kërkojë vazhdimisht, në formë zyrtare, përkrahje nga BE për përpjekjet për integrimin e Kosovës. 3. Raportet me Bosnje Hercegovinën (BiH). Kosova duhet ta vendosë në tavolinë njohjen nga Bosnja dhe Hercegovina si një derivat i zotimeve të vendeve të Evropës Juglindore për paqe, stabilitet dhe zgjidhje të konflikteve të hapura. Në këtë kuadër Kosova duhet të kërkojë Bashkimi Evropian të kushtëzoj BiH me normalizim të marrëdhënieve me Kosovën në kuadër të procesit të integrimit evropian. Raporti gjithashtu trajton disa sfida të brendshme dhe të jashtme me të cilat politika e jashtme kosovare përballet duke përfshirë: brishtësinë e legjitimitetit ndërkombëtar, imazhin e Kosovës dhe reputacionin e liderëve politikë, politizimin dhe partizimin e shërbimit diplomatik dhe koordinimin ndërinstitucional. Versioni anglisht i publikimit është në përfundim e sipër dhe do të publikohet së shpejti. Eventi u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Previous Article Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"
Next Article Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE"
Print
18514 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018