THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021 e martë, 1 dhjetor 20200

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër e premte, 27 nëntor 20200

Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

Me 27 Nëntor grupi i gazetarëve të Programit të PIPS për gazetarët në energji dhe ambient u takuan me Grupin e Deputetëve të Gjelbër (GDGJ).

Gazetarët patën mundësinë të njoftohen me objektivat afatshkurte dhe afatgjata të GDGJ dhe angazhimin e tyre në çështjet e mbrojtjes së mjedisit, dhe prioritizimin e tyre në agjendën nacionale.

Më tutje, diskutimi mbuloi cështjen e hidrocentraleve dhe situatës energjetike, orientimin e politikave zhvillimore kah qëndrueshmëria si dhe ngritjen e vetëdijes për mbulimin e temave mjedisore edhe nga mediat kosovare.
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë e mërkurë, 25 nëntor 20200

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë e diel, 25 tetor 20200

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
RSS
First910111214161718Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Publikimet

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut

Janar 2025

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut, e mbajtur më 25 nëntor 2024, në Prishtinë, shënoi një moment të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt bashkëpunimit ndërrajonal. Organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në partneritet me Institutin Aziatik për Diplomaci dhe Çështje Ndërkombëtare (AIDIA), me mbështetje financiare nga Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur - Ballkanin Perëndimor (OSF-WB) dhe mbështetje koordinuese nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora e Kosovës. (MPJD), ngjarja ofroi një platformë unike për të eksploruar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të Kosovës dhe Azisë Jugore (Bangladesh, Indi, Nepal, Pakistan dhe Shri Lanka) ndërmjet këtyre rajoneve të ndryshme.

Konferenca u përqëndrua në tre tema të ndërlidhura, qeverisjen demokratike, diplomacinë ekonomike dhe rolin e aktorëve joshtetërorë.

Ky dokument i shkurtër përmbledh të gjeturat kryesore nga ky aktivitet, të organizuara rreth tre shtyllave kryesore: qeverisja demokratike, diplomacia ekonomike dhe roli i aktorëve jo-shtetërorë në nxitjen e bashkëpunimit. Dokumenti ofron rekomandime praktike për politikëbërësit dhe akterët e tjerë të përfshirë, me synim forcimin e marrëdhënieve ndërrajonale dhe pozicionimin e Kosovës si një akter aktiv në arenën ndërkombëtare.

Print
5691 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2025

Dokumente(t)