Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare e martë, 3 mars 20200

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar e mërkurë, 26 shkurt 20200

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit” e premte, 27 dhjetor 20190

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019 e enjte, 19 dhjetor 20190

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

RSS
First910111214161718Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)

Korrik 2024

Ky raport ofron një analizë të shkurtër të politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024. Qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të zhvillimet, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme. Të dhënat e mbledhura përfshijnë deklaratat zyrtare të qeverisë, të dhënat e takimeve diplomatike dhe analizat e angazhimeve ndërkombëtare.

Kapitujt më detajisht flasin për marrëdhëniet bilaterale apo dypalëshe, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, integrimin euroatlantik, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe performancën e MPJD-së së Kosovës gjatë vitit 2023.

Gjetjet kryesore tregojnë se ka qenë një vit shumë sfidues për Kosovën në arenën ndërkombëtare, i karakterizuar me një proces të komplikuar të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, acarime të marrëdhënieve me aleatët strategjik kryesor, masat 'ndëshkuese' nga Bashkimi Evropian, sfidat në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe moslëvizja në sferën e njohjeve të reja, si dhe sfidat e brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky raport u mbështet nga Konrad Adenauer Stiftung - KAS (zyra në Kosovë).


 

Print
4944 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024

Dokumente(t)