Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare e martë, 3 mars 20200

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar e mërkurë, 26 shkurt 20200

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit” e premte, 27 dhjetor 20190

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019 e enjte, 19 dhjetor 20190

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

RSS
First910111214161718Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?

Janar 2021

Publikimi i fundit i PIPS adreson temën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Publikimi është mbledhur përmes një formati të veçantë, i cili përmbledh pikat kryesore të tre diskutimeve të ndara me ekspertë mbi temat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të kaluarën, si dhe Politika e Jashtme dhe Bashkëpunimi Rajonal.
Diskutimet u organizuan bazuar në rregullat e Chatham House me ekspertë dhe akademikë shqiptarë dhe serbë. Pikat kryesore të këtyre diskutimeve janë mbledhur më pas në këtë botim, i cili përqëndrohet në çështjet e vazhdueshme që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, rolin e Bashkimit Evropian dhe rrugën përpara. Projekti u mbështet nga Këshilli i Evropës.
Publikimi është në gjuhën angleze.

Print
9218 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)