Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë e mërkurë, 25 nëntor 20200

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë e diel, 25 tetor 20200

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020 e enjte, 30 korrik 20200

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare" e mërkurë, 15 korrik 20200

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

RSS
First89101113151617Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën

Korrik 2020

Luftimi i pandemisë përmes ofrimit të ndihmave, është bërë epiqendër e veprimit diplomatik. Për këtë qëllim, që nga shpërthimi i pandemisë, veprimtaria diplomatike e shteteve dhe organizatave shumëpalëshe është përqendruar kryesisht në gjetjen e alternativave më të mira për të siguruar ose ofruar ndihmë përtej kufijve. Ky dokument i shkurtër do të trajtojë disa nga këto efekte, më konkretisht se si ndihma e huaj ka ndikuar politikën ndërkombëtare deri më tani. Përpos diskutimit të përgjithshëm, dokumenti përqendrohet më gjerësisht në rastin e Kosovës.

Ky dokument i shkurtër i politikave është pjesë e një serie të publikimeve të Institutit për Studime Politike të Prishtinës (PIPS), me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), të cilat synojnë të dekonstruktojnë efektet e Covid-19 në politikën e jashtme të Kosovës, duke ofruar gjithashtu ide alternative se si të kapërcehen këto pengesa.

Print
10121 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)