Aktivitetet më të shikuara
Qeverisja Cilësore
Programi i Qeverisjes Cilësore harton dhe implementon projekte që mbikëqyrin proceset e politikbërjes, vendimmarrjes dhe zbatimit nga institucionet e Kosovës. Programi përqendrohet në sigurimin e qeverisjes cilësore përmes respektimit të vlerave dhe standardeve demokratike, duke i kontribuar interesit publik dhe jetës së qytetarëve. Bazuar mbi këtë, PIPS bashkëpunon me institucionet e nivelit nacional dhe lokal. Në vitin 2020 me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, PIPS po mbikëqyr zbatimin e Programit të Qeverisë nga institucionet e Kosovës, në partneritet me Lëvizja FOL. Vëmendje e veçantë i kushtohet fushave të administratës publike, përmbushjes së prioriteteve të Agjendës Evropiane dhe sundimit të ligjit.