Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë

10 shtator
Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) zhvilloi dje në Gjakovë një takim me të rinjtë e partive politike, me pjesëmarrje nga të gjitha partitë parlamentare (Lëvizja Vetëvendosje - LVV, Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës- LDK, dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës - AAK).

Takimi u fokusua në trajektoren e mendimit dhe organizimit politik shqiptar në Kosovë, nga viti 1918 deri në ditët e sotme, duke hapur diskutimin mbi traditat e ndryshme politike që kanë ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe politikës kosovare.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për trashëgiminë politike dhe ideologjike, ndikimin e saj te votuesit, ndryshimet nga agjendat nacionaliste drejt atyre liberale e demokratike, si dhe për ndikimin e ndryshimit të rendit botëror në angazhimin politik në Kosovë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe apatisë politike dhe kuptimit të ideologjisë në politikën bashkëkohore: A vazhdon ideologjia të ketë rëndësi për votuesit? Çfarë ka mbetur nga traditat politike të së kaluarës dhe si po reflektohen ato në politikën e sotme?

Takime të tilla synojnë të krijojnë hapësira ku të rinjtë nga përkatësi të ndryshme politike mund të diskutojnë, dëgjojnë njëri-tjetrin dhe ndërtojnë një kulturë të dialogut politik përtej dallimeve partiake.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të punës së PIPS për dialogun ndërpartiak dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike të Kosovës, me mbështetjen e Demo Finland.

Programet
  • Qeverisja cilësore
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026
  • 10 shtator
  • Numri i shikimeve: 2203
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (54649)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (47779)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (45613)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

18 dhjetor 2017

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

e hënë, 18 dhjetor 2017/Author: Anonym/Numri i shikimeve (45335)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS