Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të)

15 dhjetor
Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të)

Dhjetor 2025

 

 

Këto tre policy briefs, të punuar nga grupi i Shkollës Politike – Gjenerata 23, adresojnë disa nga sfidat më kritike të Kosovës sot: shfrytëzimin e EU Growth Plan si katalizator për reforma dhe integrim evropian, rënien e angazhimit politik të të rinjve përtej zgjedhjeve, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndaj grave në hapësirën digjitale dhe publike. Së bashku, ato ofrojnë analiza të bazuara në evidencë dhe rekomandime konkrete për forcimin e qeverisjes, pjesëmarrjes qytetare dhe barazisë gjinore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Roli i EU Growth Facility në avancimin e reformave dhe integrimit

Ky policy brief analizon EU Growth Plan për Ballkanin Perëndimor si një moment kyç për integrimin evropian të Kosovës. Ai shqyrton gatishmërinë institucionale të Kosovës për zbatimin e reformave të lidhura me financimin, identifikon boshllëqet në qeverisje, administratë publike, energji dhe kapital njerëzor, dhe thekson rrezikun e humbjes së fondeve për shkak të mungesës së koordinimit. Briefi argumenton se vetëm përmes reformave kredibile, legjislacionit në kohë dhe projekteve të gatshme për investim, Growth Plan mund të shndërrohet në katalizator të rritjes së qëndrueshme dhe konvergjencës me BE-në.


Rritja e apatisë politike tek të rinjtë në Kosovë

Ky policy brief trajton paradoksin mes potencialit të lartë demografik të Kosovës dhe rënies së angazhimit politik të të rinjve gjatë dekadës së fundit. Ai analizon mungesën e aktivizmit qytetar dhe mobilizimit kolektiv përtej zgjedhjeve, në kontrast me zhvillimet në vendet e rajonit. Përmes një analize të faktorëve socio-ekonomikë, institucionalë dhe të besimit publik, briefi identifikon shkaqet strukturore të apatisë politike dhe propozon masa konkrete për rritjen e pjesëmarrjes aktive dhe domethënëse të të rinjve në jetën publike.


Gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi ndaj grave në Kosovë

Ky policy brief analizon se si zgjerimi i komunikimit digjital ka rritur ekspozimin e grave, veçanërisht atyre në politikë, media dhe aktivizëm, ndaj sulmeve të targetuara, dezinformimit dhe narrativave seksiste. Duke u bazuar në raporte vendore dhe ndërkombëtare, briefi identifikon sfidat strukturore që minojnë pjesëmarrjen e grave në hapësirën publike dhe forcojnë pabarazitë gjinore. Dokumenti ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e sigurisë digjitale, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe ndërtimin e një hapësire publike më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.


Të tre policy briefs janë shkruar nga pjesëmarrësit e Gjeneratës 23 të Shkollës Politike, dhe PIPS falënderon për kontributin e tyre Anila Ademi, Alma Bajramaj, Artiola Babuni, Shend Blaku, Ridona Berisha, Sara Dumani, Donjeta Jashari, Nora Dragaj, Leke Morina, Gojart Sejdiu dhe Ardita Zeqiri, si dhe rishikuesit Butrint Berisha dhe Ilir Deda për mbështetjen dhe vlerësimet profesionale.

Programet
  • Politika e jashtme
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025
  • 15 dhjetor
  • Numri i shikimeve: 455
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (40940)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (37080)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (36227)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (36155)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS