Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Zhvillimi i Qëndrueshëm - Politikat, Institucionet dhe Qeverisja

2 tetor
Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Zhvillimi i Qëndrueshëm - Politikat, Institucionet dhe Qeverisja

Këtë fundjavë, nga 20 deri më 22 shtator, mbajtëm Seminarin e IV-të të Shkollës Politike të PIPS me gjeneratën e 22-të, e cila kishte temën 'Zhvillimi i Qëndrueshëm - Politikat, Institucionet dhe Qeverisja'. Seminari pati ligjërata dhe diskutime rreth ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjen efektive për përparimin e Kosovës.

Seminari solli tema interesante pë pjesëmarrësit, ku ata patën mundësi të eksploronin modele të ndryshme zhvillimi me z. Adri Nurellari dhe perspektiva të reja mbi ekonominë me z. Edison Jakurti. Diskutuam gjithashtu rëndësinë e qeverisjes efektive për rritjen ekonomike me z. Shpend Ahmeti, dhe rolin kyç të sundimit të ligjit në zhvillimin ekonomik me z. Dastid Pallaska

Sesione të tjera theksuan rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe bashkëpunimin rajonal, me njohuri të vlefshme nga z. Artan Çollaku dhe znj. Sytrime Dervisholli, si dhe rëndësinë e arsimit joformal dhe ICT-së në Kosovë nga z. Shpend Lila.

Një falënderim i madh për të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit e Shkollës Politike, gjersa po i afrohemi fundit të vitit akademik për gjeneratën e 22-të!

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024
  • 2 tetor
  • Numri i shikimeve: 19301
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (50167)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44381)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42691)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42386)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS