Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale

31 mars
Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale

Mars 2022

Kjo analizë e politikave synon të vlerësojë performancën e komunës së Prishtinës gjatë mandatit të kaluar, bazuar në një anketë mbi kënaqësinë e publikut me shërbimet komunale.

Për ta bërë këtë, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka realizuar një anketë përmes UBO Consulting në mesin e banorëve të Prishtinës. Anketa ofron informacion si për karakteristikat personale të të anketuarve ashtu edhe për perceptimet e tyre. Joçuditërisht, rezultatet tregojnë se ka një kënaqësi më të lartë me transportin publik dhe qendrat e mjekësisë familjare, dhe më pak me hapësirat e parkimit, trotuaret dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, shumica e të anketuarve janë të kënaqur deri në një masë me punën dhe performancën e kryetarit të komunës, kuvendit komunal dhe administratës së komunës. Problemet kryesore të evidentuara janë papunësia, infrastruktura rrugore dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Kjo analizë do t’u mundësonte vendimmarrësve të kuptojnë performancën e perceptuar të institucioneve vendore dhe të planifikojnë dhe të japin përparësi në përputhje me rrethanat.

Duke marrë parasysh rolin që qeveritë komunale luajnë në ofrimin e shërbimeve publike për popullatën, identifikimi i perceptimeve të qytetarëve dhe fushave të shqetësimit është me rëndësi të madhe për politikëbërësit në nivel lokal.
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022
  • 31 mars
  • Numri i shikimeve: 11557
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (43278)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (38971)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (38047)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (37982)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS