Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale

31 mars
Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale

Mars 2022

Kjo analizë e politikave synon të vlerësojë performancën e komunës së Prishtinës gjatë mandatit të kaluar, bazuar në një anketë mbi kënaqësinë e publikut me shërbimet komunale.

Për ta bërë këtë, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka realizuar një anketë përmes UBO Consulting në mesin e banorëve të Prishtinës. Anketa ofron informacion si për karakteristikat personale të të anketuarve ashtu edhe për perceptimet e tyre. Joçuditërisht, rezultatet tregojnë se ka një kënaqësi më të lartë me transportin publik dhe qendrat e mjekësisë familjare, dhe më pak me hapësirat e parkimit, trotuaret dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, shumica e të anketuarve janë të kënaqur deri në një masë me punën dhe performancën e kryetarit të komunës, kuvendit komunal dhe administratës së komunës. Problemet kryesore të evidentuara janë papunësia, infrastruktura rrugore dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Kjo analizë do t’u mundësonte vendimmarrësve të kuptojnë performancën e perceptuar të institucioneve vendore dhe të planifikojnë dhe të japin përparësi në përputhje me rrethanat.

Duke marrë parasysh rolin që qeveritë komunale luajnë në ofrimin e shërbimeve publike për popullatën, identifikimi i perceptimeve të qytetarëve dhe fushave të shqetësimit është me rëndësi të madhe për politikëbërësit në nivel lokal.
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022
  • 31 mars
  • Numri i shikimeve: 14579
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (52990)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (46490)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44657)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44058)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS