Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve

Qershor 2019

Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive të Pavarura u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2017. Ky dokument është obligim që del nga Agjenda Evropiane e Reformave (ERA) një dokument i derivuar nga marrëveshja e Kosovës me BE-në e Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu kontrata e SBS, Marrëveshja financiare për përkrahje buxhetore të sektorit (ang. SBS) ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian përmes së cilës KE kushtëzon transferimin e transheve të mbështetjes financiare me progresin përgjatë procesit të racionalizimit gjatë 2018 dhe 2019 me arritjen e objektivave të këtij plani.

Previous Article Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike - Perceptimet e qytetarëve
Next Article PMQU - Një angazhim i përbashkët: Drejt një koordinimi gjithëpërfshirës institucional dhe zhvillim të politikave për draftimin dhe zbatimin e planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban
Print
19 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2019

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën e martë, 4 gusht 20200

Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën

Luftimi i pandemisë përmes ofrimit të ndihmave, është bërë epiqendër e veprimit diplomatik. Për këtë qëllim, që nga shpërthimi i pandemisë, veprimtaria diplomatike e shteteve dhe organizatave shumëpalëshe është përqendruar kryesisht në gjetjen e alternativave më të mira për të siguruar ose ofruar ndihmë përtej kufijve. Ky dokument i shkurtër do të trajtojë disa nga këto efekte, më konkretisht se si ndihma e huaj ka ndikuar politikën ndërkombëtare deri më tani. Përpos diskutimit të përgjithshëm, dokumenti përqendrohet më gjerësisht në rastin e Kosovës.

 

Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB e hënë, 6 korrik 20200

Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB

Efektet e pandemisë në politikën e jashtme janë të shumta. Covid-19 ka pasur impakt serioz në relacionet dhe komunikimin mes shteteve, kësisoj e ka transformuar në tërësi diplomacinë ditore. Në këtë shkresë avokuese do të sjellet në sipërfaqe një aspekt me pasoja të vërejtshme, që është pakësimi i ndërveprimit fizik dhe takimeve ndërmjet përfaqësuesve të shteteve. Mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve në nivel global, ka bërë që vizitat zyrtare të anulohen ose të shtyhen, ndërkaq takimet diplomatike të kalojnë në kuadrin e platformave virtuale.

Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare e martë, 12 maj 20200

Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare

Beteja diplomatike e Kosovës për t'u bërë anëtare e barabartë e shoqërisë ndërkombëtare vazhdon edhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë. Që nga viti 2018 Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në forcimin e strukturës institucionale dhe njohjes ndërkombëtare, duke u njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKBsë dhe të qenurit pjesë e disa mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë - Serbi e enjte, 12 mars 20200

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë - Serbi

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë përmes trajtimit të tre aspekteve të mëposhtme: 1. Politika ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare; 2. Politika e jashtme dhe pozita ndërkombëtare e Kosovës, që ofron të dhëna për përceptimet e qytetarëve për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe institucionet e politikës së jashtme të Kosovës; 3. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për opcionet eventuale të një marrëveshjeje finale dhe pritshmëritë e tyre nga ky proces.

RSS