Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Deklarata u nënshkrua nga forumet rinore të:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (Amire Ajeti),

Lidhja Demokratike e Kosovës (Paris Guri),

Partia Demokratike e Kosovës - PDK (Arbnora Salihu),

PSD (Bardh Ahmeti),

të cilët shprehën qartë zotimin e tyre për një kulturë politike me integritet.

Në këtë nënshkrim nuk mori pjesë Lëvizja VETËVENDOSJE!, partia me përqindjen më të madhe të votuesve në zgjedhjet e fundit.

Drejtoresha ekzekutive e PIPS, Leonora Kryeziu, e cilësoi këtë dokument si “një zotim moral e politik në kohë polarizimi”, duke theksuar se rinia po dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me dinjitet e respekt.

Ndërsa përfaqësuesit e forumeve shtuan se kjo është një arritje e rëndësishme për të promovuar politikë me integritet (Amire Ajeti, AAK), një vazhdimësi e refuzimit të gjuhës së urrejtjes (Arbnora Salihu, PDK), një nismë me frymë pozitive (Bardh Ahmeti, PSD), dhe një hap i domosdoshëm për kapërcimin e polarizimit politik (Paris Guri, LDK). Gjithashtu, të gjithë përfaqësuesit theksuan se mungesa e partisë më të madhe në këtë proces është një mangësi serioze, që e bën edhe më të domosdoshëm angazhimin e të rinjëve.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të PIPS dhe Demo Finland “NextGen Leaders: Empowering Kosovo’s Political Future”.

Ky aktivitet është zhvilluar me mbështetjen e Demo Finland dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Finlandës. Qëndrimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionet zyrtare të Demo Finland apo të Ministrisë. Për më shumë informacion, vizitoni www.demofinland.org

Print
299 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025
Publikimet e fundit
 
RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024) e enjte, 29 maj 20250

RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka publikuar Raportin e Katërt Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2025 (duke përfshirë edhe masat e paplotësuara të viteve paraprake). Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

RAPORTI I TRETË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024) e martë, 25 shkurt 20250

RAPORTI I TRETË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 8 mars 2023.

Kjo Strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, efiçiencë të energjisë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Strategjia përfshin integrimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës në tregun rajonal dhe atë pan-Evropian, me theks të veçantë në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Shqipërisë.

Republika e Kosovës ndodhet në një pikë kyçe në zhvillimin e sektorit të saj energjetik, udhëhequr nga Strategjia e Energjisë së Kosovës 2022-2031. Kjo strategji shërben si një kornize drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm, efikas dhe të besueshëm, që mbështet rritjen ekonomike të vendit dhe përmirëson mirëqenien e qytetarëve të saj. PIPS monitoron implementimin e Strategjisë së Energjisë, dhe ky raport është i treti me radhë. Raporti i monitorimit shërben si një mjet thelbësor, duke ofruar një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të zbatimit të strategjisë për vitin 2024 (duke përfshirë vitin 2023). Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë këtyre viteve të implementimit të strategjisë.

Udhëzuesi për shërbimet digjitale komunale - Komuna e Suharekës e hënë, 3 shkurt 20250

Udhëzuesi për shërbimet digjitale komunale - Komuna e Suharekës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, ka realizuar një manual praktik për përdorimin e shërbimeve digjitale në këtë komunë.

Ky udhëzues ofron informata të detajuara mbi mënyrën e përdorimit të platformave si eKosova dhe Ndreqe.com, të cilat janë identifikuar si shërbimet më të përdorura nga qytetarët, bazuar në një anketë të fundit. Anketa ka evidentuar sfidat që qytetarët hasin në përdorimin e faqes së komunës dhe ka reflektuar nivelin e kënaqësisë së tyre me shërbimet online, duke nxjerrë në pah edhe mënyrat e preferuara të informimit rreth tyre.

Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe të fuqizojë zyrtarët publikë në përputhje me Reformën e Administratës Publike dhe si aktivitet të fundit, kishte krijimin e këtij manuali që adreson nevojat e qytetarëve dhe lehtëson qasjen e tyre në shërbime.

Manuali është prodhuar në kuadër të projektit “WeBER 3.0” për Reformën e Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor. WeBER zbatohet nga Think for Europe Network (TEN) dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike (KDZ). PIPS është një nga përfituesit e WeBER 3.0 në kuadër të Local PAR Citizen Engagement Small Grant Facility 2024/2025. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Përmbajtja e këtij manuali reflekton pikëpamjet e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht ato të BE-së, ADA-s, TEN-it apo KDZ-së.

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut e hënë, 20 janar 20250

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut, e mbajtur më 25 nëntor 2024, në Prishtinë, shënoi një moment të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt bashkëpunimit ndërrajonal. Ngjarja ofroi një platformë unike për të eksploruar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të Kosovës dhe Azisë Jugore (Bangladesh, Indi, Nepal, Pakistan dhe Shri Lanka) ndërmjet këtyre rajoneve të ndryshme.

Ky dokument i shkurtër përmbledh të gjeturat kryesore nga ky aktivitet, të organizuara rreth tre shtyllave kryesore: qeverisja demokratike, diplomacia ekonomike dhe roli i aktorëve jo-shtetërorë në nxitjen e bashkëpunimit. Dokumenti ofron rekomandime praktike për politikëbërësit dhe akterët e tjerë të përfshirë, me synim forcimin e marrëdhënieve ndërrajonale dhe pozicionimin e Kosovës si një akter aktiv në arenën ndërkombëtare.

RSS