Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

26 tetor 2021

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

e martë, 26 tetor 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (19821)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

21 tetor 2021

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
e enjte, 21 tetor 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (19876)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

15 tetor 2021

Më 14 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane II", gjatë së cilës u prezantua edhe publikimi jonë i fundit "Fillimi i një ERA të Re!"

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për Kosovën, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë prandaj ky publikim paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
e premte, 15 tetor 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (21916)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

15 shtator 2021

Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.

Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
e mërkurë, 15 shtator 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (21425)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

19 korrik 2021

PIPS në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo ka publikuar rezultatet e anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike".

Publikimi ka nxjerrë të dhëna interesante rreth pikëvështrimeve të qytetarëve kosovarë për ndërlidhjen e shtetit me ekonominë, liritë individuale, ideologjinë e partitë politike në vend, pjesëmarrjen politike dhe segmentimin e votuesit kosovarë sipas krahut ideologjik.

Gjetjet e raportit u prezantuan më 19 Korrik. Prezantimin mund ta ndiqni përmes vegëzës: https://www.facebook.com/watch/live/?v=1018364208701645&ref=watch_permalink
e hënë, 19 korrik 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (21816)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

14 korrik 2021

Më 14 Korrik PIPS mbajti diskutimin për ecurinë e reformës së administratës publike në Kosovë.

Diskutimi mblodhi hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues qeveritarë e shërbyes civilë për të folur për ngecjet dhe koordinimin e duhur për progresin e kësaj reforme të nevojshme.

Gjatë diskutimit u prezantua raporti përmbledhës për reformën e administratës publike, i punuar nga PIPS.

Kontribut në panel dhanë Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Z. Valon Gashi nga Zyra për Kritere Politike e Zyrës së Kryeministrit dhe Z. Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Pikat kryesore nga diskutimi ishin:
- Mungesa e vizionit dhe vullnetit politik si dhe jostabiliteti politik kanë ndikuar në stagnimin e reformës;
- Digjitalizimit të administratës publike duhet t'i vihet theks të veçantë si pjesë e reformës dhe për arsye të përfitimeve të cilat do të pasonin;
- Për krijimin e hovit për reformën duhet edhe të forcohet koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror;
- Reforma nuk duhet të shihet vetëm si kusht nga BE-ja por edhe si mundësi për përafrimin me BE-në.
e mërkurë, 14 korrik 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (21894)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
First2345791011Last