”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

16 dhjetor 2022

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

e premte, 16 dhjetor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (11173)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

5 tetor 2022

Përfundon me sukses seminari i IV-të dhe i fundit i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Këto 3 ditë u karakterizuan përplot dinamikë, energji dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 16-18 shtator, PIPS mbajti seminarin e IV-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Partite Politike dhe Komunikimi Politik" në të cilën pati ligjërata, diskutime të frytshme dhe debate.

Seminari solli tema të ndryshme mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë pati komunikimi politik, pjesëmarrja dhe gjithpërfshirja e grave në politikë dhe partitë politike.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
e mërkurë, 5 tetor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (9459)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

4 korrik 2022

Përfundon me sukses seminari i 3️-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)! Tre ditë përplot energji, dinamikë dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 24-26 qershor, PIPS mbajti seminarin e III-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime dhe debate.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Programme dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
e hënë, 4 korrik 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10914)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

29 qershor 2022

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
e mërkurë, 29 qershor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (12852)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)

Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)

29 qershor 2022

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të programit të Shkollës Politike, gjenerata e 20-të, organizoi një tryezë diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.


Në këtë diskutim u elaboruan një gamë temash të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Ndër këto, grupi pati rastin të diskutoj me Kryeministrin për sfidat në implementimin e reformave të brendshme, zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane nën dritën e dialogut Kosovë – Serbi.
e mërkurë, 29 qershor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (11541)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

29 qershor 2022

Përfundon me sukses seminari i II-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!

Gjatë datave 20-22 maj, PIPS mbajti seminarin e II-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politikat publike, ekonomia dhe politika" e cila u karakterizua me ligjërata, debate dhe punë në grupe.

Seminari solli një debat të frytshëm dhe energjik mes grupit dhe ligjëruesve.

Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Temat e energjisë u mbështeten nga Zyra e Presidentes së Kosovës.
e mërkurë, 29 qershor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10718)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
135678910Last