Number of search result: 10

Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

8 dhjetor 2021

PIPS ka mbajtur diskutimin e rradhës në kuadër të Resilient Community Program (konzorcium me Advocacy Training and Resource Center - ATRC, PEN - Peer Educators Network dhe BIRN) mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe USAID.

Në panel morrën pjesë Znj. Ganimete Gërbovci nga Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Adelina Ahmeti nga BIRN Kosovo, dhe Z. Skënder Përteshi nga Kosovar Center for Security Studies - KCSS.

Ky diskutim adresoi në thelb kombinimin e masave të ndryshme të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, duke mos lënë anash pikëpamjet nga ana e medieve dhe shoqërisë civile.

Diskutimi tregoi se adresimi i këtij fenomeni nga institucionet e Kosovës është duke rezultuar me sukses. Institucionet e Kosovës ofrojnë mbështetje sociale për këtë grup.
e mërkurë, 8 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (653)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

1 nëntor 2021

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
e hënë, 1 nëntor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1424)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

19 korrik 2021

PIPS në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo ka publikuar rezultatet e anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike".

Publikimi ka nxjerrë të dhëna interesante rreth pikëvështrimeve të qytetarëve kosovarë për ndërlidhjen e shtetit me ekonominë, liritë individuale, ideologjinë e partitë politike në vend, pjesëmarrjen politike dhe segmentimin e votuesit kosovarë sipas krahut ideologjik.

Gjetjet e raportit u prezantuan më 19 Korrik. Prezantimin mund ta ndiqni përmes vegëzës: https://www.facebook.com/watch/live/?v=1018364208701645&ref=watch_permalink
e hënë, 19 korrik 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1867)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

14 korrik 2021

Më 14 Korrik PIPS mbajti diskutimin për ecurinë e reformës së administratës publike në Kosovë.

Diskutimi mblodhi hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues qeveritarë e shërbyes civilë për të folur për ngecjet dhe koordinimin e duhur për progresin e kësaj reforme të nevojshme.

Gjatë diskutimit u prezantua raporti përmbledhës për reformën e administratës publike, i punuar nga PIPS.

Kontribut në panel dhanë Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Z. Valon Gashi nga Zyra për Kritere Politike e Zyrës së Kryeministrit dhe Z. Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Pikat kryesore nga diskutimi ishin:
- Mungesa e vizionit dhe vullnetit politik si dhe jostabiliteti politik kanë ndikuar në stagnimin e reformës;
- Digjitalizimit të administratës publike duhet t'i vihet theks të veçantë si pjesë e reformës dhe për arsye të përfitimeve të cilat do të pasonin;
- Për krijimin e hovit për reformën duhet edhe të forcohet koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror;
- Reforma nuk duhet të shihet vetëm si kusht nga BE-ja por edhe si mundësi për përafrimin me BE-në.
e mërkurë, 14 korrik 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (2454)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

11 maj 2021

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
e martë, 11 maj 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (2821)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (7802)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
12