Number of search result: 13

Të Drejtat për Komunitetet Rurale

Të Drejtat për Komunitetet Rurale

5 tetor 2023

"Të drejtat për komunitetet rurale (MRRC)" është një program gjashtëmujor i implementuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, i mbështetur nga CDF – Community Development Fund dhe GLPS – Grupi për Studime Juridike Politike, pjesë e projektit JustReact që financohet nga Bashkimi Evropian. Objektivi parësor i programit është fuqizimi dhe përkrahja e komuniteteve rurale dhe të largëta, veçanërisht në komunat e Dragashit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Deçanit, në kuadër të rajonit të Prizrenit, Pejës dhe Ferizajt. PIPS, së bashku me një ekip ekspertësh udhëton në këto komuna për të ofruar një sesion informues, duke ofruar mbështetje dhe konsultime mbi temat thelbësore të të drejtave të njeriut, duke përfshirë diskriminimin, dhunën gjinore dhe aksesin në drejtësi.

PIPS gjithashtu shpërndan materiale informuese, si broshura, postera në këto komuna për të mbajtur publikun të informuar për aktivitetet e mbajtura.
Mëposhtë, gjeni foto nga sesionet informuese të mbajtura gjatë muajit shtator dhe tetor si dhe linqet e postimeve të takimeve në rrjete sociale.
e enjte, 5 tetor 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (8885)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

16 dhjetor 2022

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

e premte, 16 dhjetor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17299)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

29 qershor 2022

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
e mërkurë, 29 qershor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17018)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

8 dhjetor 2021

PIPS ka mbajtur diskutimin e rradhës në kuadër të Resilient Community Program (konzorcium me Advocacy Training and Resource Center - ATRC, PEN - Peer Educators Network dhe BIRN) mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe USAID.

Në panel morrën pjesë Znj. Ganimete Gërbovci nga Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Adelina Ahmeti nga BIRN Kosovo, dhe Z. Skënder Përteshi nga Kosovar Center for Security Studies - KCSS.

Ky diskutim adresoi në thelb kombinimin e masave të ndryshme të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, duke mos lënë anash pikëpamjet nga ana e medieve dhe shoqërisë civile.

Diskutimi tregoi se adresimi i këtij fenomeni nga institucionet e Kosovës është duke rezultuar me sukses. Institucionet e Kosovës ofrojnë mbështetje sociale për këtë grup.
e mërkurë, 8 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (19442)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

1 nëntor 2021

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
e hënë, 1 nëntor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (19370)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

19 korrik 2021

PIPS në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo ka publikuar rezultatet e anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike".

Publikimi ka nxjerrë të dhëna interesante rreth pikëvështrimeve të qytetarëve kosovarë për ndërlidhjen e shtetit me ekonominë, liritë individuale, ideologjinë e partitë politike në vend, pjesëmarrjen politike dhe segmentimin e votuesit kosovarë sipas krahut ideologjik.

Gjetjet e raportit u prezantuan më 19 Korrik. Prezantimin mund ta ndiqni përmes vegëzës: https://www.facebook.com/watch/live/?v=1018364208701645&ref=watch_permalink
e hënë, 19 korrik 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (19460)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123