Diona Kusari / e premte, 16 dhjetor 2022 / Kategoria: Aktivitetet ”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” uzhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi “transformimin e gjelbër”.Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.Për të arritur objektivat e vendosura nga vendet tona në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm tëenergjisë, duhet të punojnë së bashku të gjithë sektorët e shoqërisë.Delegacioni nga komuna Suharekë që vizitoi Kurbinin për këtë event u prit në një takim ngakryetarja e bashkisë znj. Majlinda Cara, e cila vlerësoi në fjalën e saj gatishmërinë për tëbashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira në të dyja anët e kufirit.Aktivitetin e përshëndetën: Z. Erjon Tase, Drejtor, Akademia e Studimeve Politike; Z. Eduart Kurti, nënkryetar i Bashkisë Kurbin; Z. Berat Kabashi, Zyrtar i lartë i Komunës së Suharekës; Znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e Institutit për Studime Politike të Prishtinës,të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti dhe angazhimin e autoriteteve vendore për tëkontribuar dhe bashkëpunuar në realizimin e objektivave të tij.Prezantimet e dy ekspertëve, që vlerësuan situatën aktuale të përdorimit të energjisë, z. ErindKraja dhe z. Avni Sfishta, prezantuan një set rekomandimesh për ndërhyrjen e mëtejshme tëaktiviteteve të projektit mbi masat e eficencës së energjisë dhe përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në këto rajone.Disa nga rekomandimet e rezultuara nga anketa ishin:• rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të përfaqësuesve te qeverisjes vendore dhe faktorëve tëtjerë relevantë mbi energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë;• përcaktimi i masave eficente të energjisë në institucionet në varësi të bashkive dhekomunave, por edhe bizneset private;• Krijimi i programeve lokale dhe incentivave financiare që mund të ndërmerren nga pushteti vendor për të stimuluar bizneset që përdorin masa eficente dhe ulin ndotjen e mjedisit.Ky aktivitet ndihmoi për identifikimin e aktorëve vendorë, të cilët do të bashkëpunojnë në muajte ardhshëm për zbatimin e projektit në dy rajonet ndërkufitare. Media kombëtare dhe ajo lokale në të dyja vendet ndoqën aktivitetin me qëllim promovimin e mëtejshëm të objektivave tek publiku i gjerë.Programi “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore”, financohet nga IPA IIProgrami Ndërkufitar i Bashkimit Evropian Shqipëri – Kosovë, thirrja e 3-të për aplikim, dhezbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (APS), Instituti për Studime Politike të Prishtinës(PIPS), Komuna e Kurbinit dhe Komuna e Suharekës. Previous Article Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) Next Article SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21). Print 24031 Rate this article: No rating ProgrametEnergjia dhe ambientiIntegrimi evropianQeverisja cilësoreViti i publikimit2022