Diona Kusari / e mërkurë, 5 tetor 2022 / Kategoria: Aktivitetet Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) Përfundon me sukses seminari i IV-të dhe i fundit i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!Këto 3 ditë u karakterizuan përplot dinamikë, energji dhe diskutime interaktive.Gjatë datave 16-18 shtator, PIPS mbajti seminarin e IV-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Partite Politike dhe Komunikimi Politik" në të cilën pati ligjërata, diskutime të frytshme dhe debate.Patëm kënaqësinë të kemi ligjërues nga fusha të ndryshme si: z. Adri Nurellari (Partitë politike si njësi të ndryshimit të politikave dhe agjent të demokratizimit - Komunikimi i tyre gjatë fushatave), z. Dren Gërguri (Komunikimi politik në epokën e medieve sociale dhe përdorimi i tyre nga partitë politike në Kosovë 🇽🇰), z. Neritan Sejamini (Komunikimi politik dhe fushatat elektorale si mjete të influencës), z. Adem Beha (Demokracia e brendshme, llogaridhënia dhe transparenca e partive politike në Kosovë), znj. Shqipe Mjekiqi (Roli, sfidat dhe gjithpërfshirja e grave në politikën kosovare) si dhe znj. Grida Duma (Gara politike dhe përfaqësimi i grave në politikën shqiptare 🇦🇱).Seminari solli tema të ndryshme mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë pati komunikimi politik, pjesëmarrja dhe gjithpërfshirja e grave në politikë dhe partitë politike.Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe. Previous Article Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) Next Article ”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë Print 19491 Rate this article: No rating ProgrametShkolla PolitikeViti i publikimit2022