Diona Kusari / e hënë, 6 dhjetor 2021 / Kategoria: Aktivitetet Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë Gjatë datave 3-4 Dhjetor u mbajt seminari i katërt dhe i fundit i Shkollës Politike për vitin 2021. Seminari u fokusua në funksionimin e partive politike dhe komunikimin politik.Në ditën e parë diskutuam me Adem Beha, profesor në Universitetin e Prishtinës për partitë si agjentë të demokratizimit në shoqëri, dimensionet e demokracisë, ideologjitë dhe opinioni publik.Dita vazhdoi me Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve Demokraci Plus, me të cilin diskutuam për reformën zgjedhore, më konkretisht u diskutua se si do të dukej sistemi zgjedhor më demokratik duke analizuar shembuj praktik qysh nga ilustrimet e pikturave dhe artifakteve nga e kaluara e deri tek metodat e sofistikuara moderne në sistemet zgjedhore.Tutje, u diskutuan sfidat praktike në organizimin e zgjedhjeve në Kosovë nga këndi i shoqërisë civile dhe të gjeturat nga proceset e monitorimit të zgjedhjeve.Në ditën e dytë diskutuam për format e komunikimit politik gjatë fushatave elektorale si mjete të influencës, me Neritan Sejamini.Në përfundim të seminarit, u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Previous Article Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian Next Article PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës Print 23072 Rate this article: No rating ProgrametShkolla PolitikeViti i publikimit2020