Diona Kusari / e martë, 23 nëntor 2021 / Kategoria: Aktivitetet Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.Pjesëmarrësit/et ishin një grup divers dhe tejet të zëshëm, 14 prej të cilëve ishin aktiv në organizata të ndryshme të shoqërisë civile për avokim - edukim - lobim, 5 ishin pjesë e partive politike, 4 punonin në institucione të vendit, e gjithashtu 2 prej tyre ishin aktivë në fushën e artit dhe kulturës.Në ditën e parë patëm nderin të dëgjojmë nga Prof. Gjylieta Mushkolaj për kornizën ligjore për të drejtat dhe liritë e komuniteteve, si dhe sfidat për përdorimin e mekanizmave të ndarjes së pushtetit për avancimin e pozitës së këtyre komuniteteve.Në ditën e dytë u diskutua për funksionet e shtetit, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik, partitë politike dhe procesin zgjedhor me Prof. Fisnik Korenica, Prof. Ermal Hasimja dhe Z. Ismet Kryeziu.Në ditën e fundit pjesëmarrësit/et bashkëbiseduan me Dr. Ramadan Ilazi për konceptet rreth shtetit dhe kombeve, si dhe diskutuan mes vete për pengesat kyçe me të cilat po përballet Kosova.Ky program u zbatua në kuadër të ROMACTED II, me mbështetjen e Zyres së Këshillit të Evropës në Prishtinë. Previous Article Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021 Next Article Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë Print 23209 Rate this article: No rating ProgrametShkolla PolitikeViti i publikimit2020