Diona Kusari / e martë, 9 shkurt 2021 / Kategoria: Aktivitetet THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS PIPS ka hapur thirrjen për aplikime për praktikantë/e me pagesë. Puna praktike është part-time (20 orë në javë) për 2 muaj (me pajtimin e dy palëve mund të zgjatet).Praktikantët do të angazhohen në:- Organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete që zhvillohen në kuadër të programeve të PIPS- Asistencë në hulumtim dhe shpërndarjen e informacionit dhe publikimeve të prodhuara nga organizata- Mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrësKërkesat për aplikantët:- Të jetë Student/e i/e vitit të tretë apo të katërt në fushat e Shkencës Politike, Juridikut, Ekonomikut, Politikave Publike dhe Administratës.- Prapavijë e mirë akademike- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze- Aftësi të mira të komunikimit, shkrimit dhe aftësi organizative- Njohuri të mira teknologjikeInstituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) është organizatë joqeveritare aktive në Kosovë që nga viti 2003. Programi kryesor i PIPS është Shkolla Politike, që organizohet që 18 vite tashmë dhe përfshin një rrjet prej më shumë se 600 alumni. Krahas kësaj, PIPS ka: Programin për Analiza të Politikës së Jashtme, Programin për Energji dhe Mjedis, Programin për Integrim Evropian dhe Qeverisje Cilësore. Aktivitetet kryesore të PIPS janë hulumtimi, rrjetëzimi dhe avokimi.Misioni i PIPS është ngritja e kapaciteteve udhëheqëse të liderëve të rinjë brenda sektorëve të partive politike, shoqërisë civile, medias dhe biznesit, promovimi i praktikave të qeverisjes së mirë dhe vendimarrjes demokratike, përmirësimi i politikave të energjisë dhe mbrojtjes së ambientit, mbikëqyrja dhe përkrahja e integrimit të plotë të Kosovës në kornizën Euro-Atlantike, fuqizimi i dialogut politik dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.Afati i fundit për aplikim është 21 Shkurt 2021.Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV-në dhe një letër motivimi në e-mailin: shkolla.politike@gmail.com Previous Article Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi Next Article Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike Print 30055 Rate this article: No rating