Diona Kusari / e premte, 18 dhjetor 2020 / Kategoria: Aktivitetet Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.Diskutimet u udhëhoqen nga Dr. Gëzim Visoka.Diskutimi i parë për temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mblodhi:Dr. Gëzim Krasniqi, Universiteti i EdinburghutDr. Kushtrim Istrefi, Universiteti i UtrechtitDr. Fisnik Korenica, Universiteti i Prishtinës dheOgnjen Gogić, OJQ Aktiv.Disa prej pikave të elaboruara kishin të bëjnë me:- Aspektet ligjore në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, parë në dritë të organizimeve të pakicave në shtetet tjera;- Aspektet politike të ndërlidhura me këtë pikë, parë në dritë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë;- Rolin e BE-së në këtë proces;- Qasja e Qeverisë ndaj këtij organizmi që nga viti 2013;- Nevojat reale të komunitetit serb në Kosovë dhe nëse një Asiociacion i këtillë adreson ato;- Ndikimin e themelimit të Asociacionit në idenë e Kosovës si shtet qytetar;- Dispozitat Kushtetuese të Kosovës në raport me të drejtat që ofron për organizimin e Komuniteteve dhe nëse ato janë shterruar krejtësisht.Në diskutimin e dytë me temën "Drejtësia tranzicionale" morrën pjesë:-Dr. Artan Mustafa,-Besart Lumi dhe-Jovana Radosavljević.Në këtë diskutim janë diskutuar personat e zhdukur dhe të pagjetur, pronat, obligimet financiare dhe pensionet e punëtorëve. Panelistët kanë ofruar ekspertizën e tyre profesionale dhe akademike, gjithashtu duke ofruar krahasime me kontekste të tjera.Në diskutimin e tretë me temën "Politika e jashtme" morrën pjesë:-Dr. Roland Gjoni-Dr. Ramadan Ilazi-Marko Savković-Donika Emini.Në këtë diskutim është debatuar për dialogun Kosovë-Serbi, në dritë të orientimeve gjeostrategjike të kundërta të Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë relacionet me fuqitë e mëdha, Bashkimin Evropian (BE), Aleancën Veriatlantike (NATO).Rekomandimet dhe konkluzionet nga seria e diskutimeve do të publikohen në një raport së shpejti.Ky projekt përkrahet nga Këshilli i Evropës. Previous Article Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira Next Article THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS Print 29243 Rate this article: No rating ProgrametPolitika e jashtmeViti i publikimit2020