Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Pjesë kyçe e këtij takimi ishte dakordimi për deklaratën e përbashkët që konfirmoi angazhimin e kuvendeve kombëtare për zbatimin e detyrimeve të marra në fushën e efiçencës së energjisë dhe klimës.

Gjatë 14 muajve të fundit deputetët e gjashtë vendeve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë dhe Shkollat Politike kanë bashkëpunuar në kuadër të Iniciativës për Dialog Publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë.

Previous Article Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi
Next Article Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"
Print
34628 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2019