Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi

Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua agjenda për efiçiencë të energjisë e rajonit dhe Kosovës pas 2020 dhe u ndanë eksperiencat dhe praktikat më të mira nga përfaqësuesit e dy vendeve.
Ky aktivitet është organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, në bashkëpunim me Fondin e Hapur Rajonal për Efiçiencë të Energjisë të GIZ dhe Shkollën Politike të Malit të Zi.

Previous Article Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë
Next Article Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë
Print
33115 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2018