Këtë fundjavë, nga 30 gushti deri më 1 shtator, PIPS organizonoi Seminarin Rajonal të Drejtësisë Tranzicionale në bashkëpunim me BFPE. Seminari i cili u organizua nën ombrellën e projektit rajonal “Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), mblodhi 40 pjesëmarrës të përkushtuar nga Kosova dhe Serbia.
Ky seminar shërbeu si një platformë për dialog dhe mirëkuptim. Duke u fokusuar në drejtësinë tranzicionale dhe në kujtesën kolektive të konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, ne inkurajuam një mjedis komunikimi të hapur për të mësuar më shumë rreth bazave të drejtësisë tranzicionale dhe për të shkëmbyer pikëpamje se si të trajtojmë të kaluarën në mënyrë të përgjegjshme.
Seminari filloi me një seancë mirëseardhëse të udhëhequr nga znj. Leonora Kryeziu (PIPS), z. Nuno Queirós (UNDP), znj. Eva Palatova (Zyra e BE-së) dhe znj. Svetlana Stefanovic (BFPE). Gjatë seminarit, ne patëm nderin të eksploronim tema shumë të rëndësishme me folës dhe ekspertë të ndryshëm të Drejtësisë Tranzicionale, si mekanizmat e drejtësisë tranzicionale me z. Thomas Unger, konteksti historik i konfliktit me znj. Sonja Biserko, dhe njohuri rreth përpjekjeve humanitare me z.Bekim Blakaj. Ndërsa, dr. Gëzim Visoka dhe znj. Jovana Radosavljević organizuan një diskutim të rëndësishëm mbi sfidat dhe mundësitë në arritjen e paqes së qëndrueshme. Fundjava u përmbyll me reflektime mbi median dhe memorializimin e udhëhequr nga z. Abit Hoxha dhe znj. Serbeze Haxhiaj.
Pas përfundimit të sesioneve, PIPS, në bashkëpunim me HLC Kosovë, organizuan një vizitë në Qendrën e Dokumentacionit në Kosovë. Aty pjesëmarrësit patën mundësinë të thelloheshin në rrëfime të ndryshme nga konflikti i vitit 1999 përmes ekspozitës “NA ISHTE NJË HERË QË KURRË MOS QOFTË”.
Seminari u shoqërua me diskutime të shumta frytdhënëse, të nxitura nga një objektiv i përbashkët për të thyer barrierat, për të sfiduar pikëpamjetdhe për të krijuar një bazë solide për paqen e qëndrueshme.
Një falenderim i madh për të gjithë të përfshirë për angazhimin e tyre për një të ardhme të bazuar në respekt dhe mirëkuptim reciprok. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt një rajoni më harmonik dhe më të bashkuar.
Aktiviteti është bërë i mundur me asistencën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Programet | - Integrimi evropian
- Shkolla Politike
|
Viti i publikimit | |