Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes përmirësimit të sistemit të llogaridhënies, profesionalizmit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë
Nëntor 2023
Dokumenti i përgatitur nga grupi i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) nënvizon një sfidë të vazhdueshme brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, duke theksuar në mënyrë specifike mangësitë që mund ti ketë procesi i vlerësimit të performancës për gjyqtarët dhe prokurorët.
Për të adresuar këto çështje, dokumenti përshkruan objektivat për të përmirësuar cilësinë e punës midis gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe profesionalizmin.
Rekomandimet e pergatitura nga grupi i Shkollës Politike, përqendrohen në reformat ligjore, procedurat e paanshme, mbështetjen administrative dhe rritjen e aksesit të publikut në të dhënat e vlerësimit.
Për më shumë, shkarko dokumentin mëposhtë.
Programet | - Qeverisja cilësore
- Shkolla Politike
|
Viti i publikimit | |