Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare

Shkurt 2020

SuperUser Account 0 81 Article rating: No rating

Beteja diplomatike e Kosovës për t'u bërë anëtare e barabartë e shoqërisë ndërkombëtare vazhdon edhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë. Që nga viti 2018 Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në forcimin e strukturës institucionale dhe njohjes ndërkombëtare, duke u njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKBsë dhe të qenurit pjesë e disa mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë - Serbi

Dhjetor 2019

SuperUser Account 0 78 Article rating: No rating

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë përmes trajtimit të tre aspekteve të mëposhtme: 1. Politika ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare; 2. Politika e jashtme dhe pozita ndërkombëtare e Kosovës, që ofron të dhëna për përceptimet e qytetarëve për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe institucionet e politikës së jashtme të Kosovës; 3. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për opcionet eventuale të një marrëveshjeje finale dhe pritshmëritë e tyre nga ky proces.

Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Nëntor 2019

SuperUser Account 0 70 Article rating: No rating

Publikimi vijon në këtë rend: ofrohet një seksion mbi strukturën organizative dhe funksionimin e APRK-së, në raport me bazën ligjore dhe dokumentet e politikave; përshkruhet dhe diskutohet buxheti i Agjencisë për vitin 2019; diskutohet për arritjen e rezultateve të prekshme, veçanërisht përmes masave aktive në tregun e punës. Në pjesën e konkluzionit ofrohet përmbledhja e publikimit dhe aspektet që duhet adresuarpërpërmirësimin e mëtutjeshëm të APRK-së.

PMQU - Një angazhim i përbashkët: Drejt një koordinimi gjithëpërfshirës institucional dhe zhvillim të politikave për draftimin dhe zbatimin e planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban

Shtator 2019

SuperUser Account 0 32 Article rating: No rating

Ky punim jep një sqarim të shkurtër të përfitimeve që një Plan i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU) mund të ketë për qytetet, si dhe hulumton mundësitë se si niveli kombëtar, dmth. deputetët e Kuvendit të Kosovës, mund të mbështesin ose lehtësojnë drejtpërdrejtë ose indirekt zbatimin e PMQU-ve në qytete.

RSS