Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"

23 prill
Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë). Nga kjo tryezë si prioritetet kryesore të Kosovës u potencuan njohjet dypalëshe, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare (me theks të veçantë OKB) dhe integrimi evropian, ndërsa sa i përket sfidave u nënvizuan beteja diplomatike por edhe procesi i dialogut me Serbinë, koordinimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi rajonal. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema DSP e menaxhuar nga KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018
  • 23 prill
  • Numri i shikimeve: 295
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1616)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1582)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1512)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (1417)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS