Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

14 mars
Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Më 14 mars 2018, e mërkure, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu prezantoi në takimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës projektin e GIZ ORF-EE "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve të Evropës Juglindore për eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike. Gjatë prezantimit të saj znj. Kryeziu tregoi për aktivitetet e ardhshme, dhe bashkëpunimin me deputetët në adresimin e cështjeve të klimës dhe eficiencës së energjisë. Kryetarja e këtij komisioni, znj. Sala Berisha-Shala foli në emër të anëtarëve të komisionit dhe shprehi dëshirën dhe gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim. Znj. Berisha-Shala e vlerësoi lartë këtë iniciativë, duke konsideruar se Komisioni ka nevojë për këtë bashkëpunim, dhe se e mirëpret mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve të deputetëve dhe rekomandimet për politikat mbi eficiencën e energjisë; që do të i shërbejnë Komisionit të monitorojë dhe adresojë cështjet që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2018
  • 14 mars
  • Numri i shikimeve: 96
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (603)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (595)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (585)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

10 mars 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

e martë, 10 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (541)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS