Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Në javën e dytë mbajtëm një vizitë në Shtërpcë në vendpunimin e hidrocentralit që po ndërtohet. Vizita u mbajt me qëllim të njohjes më nga afër të ndikimit mjedisor të projektit si dhe aspekteve sociale (si mungesa e qytetarëve në konsultime publike) e administrative (parregullësitë me leje) të ndërtimit të hidrocentralit të ri.  Si një shembull i green vs. green (një projekt që tenton prodhimin e pastër dhe të qëndrueshëm të energjisë e në anën tjetër shkakton dëm mjedisor përmes eksternaliteteve) kjo vizitë shërbeu si një pikënisje për gazetarët pjesëmarrës/e që të punojnë shkrimet e tyre me fokus në energji dhe mjedis, në kuadër të këtij projekti. 

Në sesionin e fundit mbuluam këndvështrimet sociale, ekonomike, politike e mjedisore të raportimit, çasjen gjithëpërfshirëse të shkrimeve si dhe më gjerësisht për metodat e dobishme të hulumtimit. 
Kjo punëtori organizohet si pjesë e projektit "Ngritja e kompetencave të gazetarëve kosovarë për cështjet e energjisë dhe mjedisit", i përkrahur nga GIZ.

Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2020
  • 25 tetor
  • Numri i shikimeve: 362
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1729)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1698)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1628)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (1538)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS