Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

28 tetor
Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike. Raporti kombinon qasjen përshkruese dhe analitike duke diskutuar kështu mbi të gjitha pjesët e rëndësishme të politikës së jashtme në Kosovë si dhe procesit të njohjes ndërkombëtare, përfshirë njohjet dypalëshe, integrimin shumëpalësh, integrimin në BE si dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pas prezantimit të raportit kishte një panel diskutimi ku morrën pjesë: Fitim GLLAREVA (Ministria e Punëve të Jashtme) ndërsa nga shoqëria civile prezent ishin Florian QEHAJA (QKSS), Demush SHASHA (EPIK Institute) dhe Naim RASHITI (BPRG).

Eventi u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018
  • 28 tetor
  • Numri i shikimeve: 55
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

10 mars 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

e martë, 10 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (180)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

3 mars 2020

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

e martë, 3 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (133)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

4 dhjetor 2019

Më 2 dhjetor, mbajtëm ngjarjen e publikimit dhe diskutimit me temën “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, së bashku me një panel prej ekspertësh të planifikimit urban dhe deputetëve. 

e mërkurë, 4 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (117)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovarë

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovarë

26 shkurt 2020

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

e mërkurë, 26 shkurt 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (117)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS