Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”

3 korrik
Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”

Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).
Në këtë ngjarje u diskutua për marrëdhëniet e Kosovës me pesëshen mosnjohëse, nga një kontekst i dhjetë viteve shtetësi, por edhe atij aktual. Mes tjerash, Zëvëndëskryeministri Hoxhaj e vlerësoi mosnjohjen nga këto pesë vende si një nga pjesët më negative të shtetndërtimit të Kosovës. Mosnjohjen nga këto vende ai e shpjegoi kryesisht mbi argumente historike dhe kulturore dhe probleme të brendshme të këtyre vendeve me minoritetet. Tutje, Zëvëndëskryeministri Hoxhaj vlerësoi raportet miqësore të Kosovës me këto shtete dhe u shpreh i bindur se nuk do të ndikojnë vendimin për liberalizimin e vizave.
Deputeti Ilir Deda vlerësoi se përbashkimi Euro-atlantik dhe Trans-Atlantik është duke u dobësuar dhe kjo shkon në të kundërt të interesave të Kosovës. Deda vlerësoi se politika e brendshme e Kosovës, dhe krizat e brendshme, kanë luajtur një rol të madh në pozicionin dhe diplomacinë e Kosovës. Deda gjithashtu vlerësoi që Bashkimi Evropian përkundër njohjeve të shumicës nga shtetet anëtare, më shpesh se sa rrallë, vazhdon të mbajë një qasje neutrale ndaj Kosovës.
Z. Gëzim Visoka dha një perspektivë akademike, duke bërë një përmbledhje mbi procesin e shtetndërtimit të Kosovës, sukseset dhe ngecjet, si dhe alternativat diplomatike të Kosovës në këtë moment. Visoka vlerësoi se Kosova duhet të kërkojë një narracion të ri në politikën e jashtme dhe u shpreh me tone kritike ndaj Bashkimit Evropian që nuk ka arritur të imponojë një qëndrim në rastin e Kosovës, edhe pse paraprakisht BE ishte pajtuar me Dokumentin e Ahtisarit, nga i cili kishte shpallur pavarësia e Kosovës.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018
  • 3 korrik
  • Numri i shikimeve: 285
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1674)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1631)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1569)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (1482)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS