Aktivitetet më të shikuara
U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare
Shkolla Politike organizoi Seminarin e tretë me temën Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi tema si: marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet shumëpalëshe në mes shteteve në Ballkan, të ardhmen Evropiane të Rajonit dhe procesin e zgjerimit, Politikën e Jashtme të shtetit të Kosovës si dhe rolin e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë në Ballkan.
Si zakonisht ligjëruesit për të folur para pjesëmarrësve ishin të përzgjedhur me kujdes dhe ekspertë të fushave përkatëse si: Blerim Reka, Aldo Bumçi, Dimitris Moschopoulos, Adri Nurellari, Enver Hoxhaj, Shkëlzen Maliqi dhe Veton Surroi.
Ligjëratat e plota do të postohen gjatë javës në kanalin tonë në Youtube, ndërsa fotot mund të gjenden në faqen zyrtare në Facebook: Shkolla Politike.
Programet | |
Viti i publikimit | |