RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

29 maj
RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Maj 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka publikuar Raportin e Katërt Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2025 (duke përfshirë edhe masat e paplotësuara të viteve paraprake). Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Rezultatet e paraqitura në këtë raport janë nga të arriturat që institucionet përgjegjëse kanë treguar gjatë vitit 2025 për masat e viteve 2023, 2024, dhe 2025. Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë e Kosovës. Për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Energjisë së Kosovës 2022-2031, u adoptua një metodologji gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Ky proces përfshiu mbledhjen e informacioneve të detajuara nga dokumenti i strategjisë, duke u fokusuar veçanërisht në rolet dhe përgjegjësitë e caktuara për institucionet e ndryshme për vitin 2025 (duke monitoruar edhe masat e pa plotësuara të viteve 2023 & 2024). Të dhënat u organizuan në formatin e një matrice, që shërben si një paraqitje vizuale, ku krahason progresin e pritshëm përballë atij aktual. Institucionet përkatëse u kontaktuan direkt, duke kërkuar përditësime mbi kontributet e tyre ndaj objektivave të përcaktuara. Informacionet e marra janë krahasuar me ato në Strategjinë e Energjisë.

Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025
  • 29 maj
  • Numri i shikimeve: 1106
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35800)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (33321)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32697)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32391)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS