Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

6 dhjetor
Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike
21 VJET ME SHKOLLËN POLITIKE!

Teksa presim një vit premtues përpara, Shkolla Politike shënon konkludimin e programit të sivjetshëm dhe diplomimin e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike, duke e përmbyllur këtë rrugëtim me sukses.

Ceremonia e graduimit për gjeneratën e 21-të simbolizon fundin e një viti tjetër akademik i cili shërbeu edhe si një moment ritakimi me grupin tonë të alumnive.
Brezi i kaluar i Shkollës Politike morrën gjithashtu pjesë në ceremoni, duke sjellë një ndjenjë vazhdimësie dhe lidhjeje ndër breza. Ndarja e përvojave dhe shënimi i arritjeve të grupit të alumni-ve të sapo shtuar (gjenerata e 21-të), krahas pjesëmarrjes së gjeneratës së 20-të, ishte një kënaqësi për të gjithë ne.

Gjeneratës së fundit i urojmë sukses dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i bashkëpunimit tonë me një rrjet alumni që sa shkon e zgjerohet.

Le të vazhdojnë njohuritë, aftësitë dhe pasioni juaj të formësojnë të ardhmen e vendit tonë.

Falenderim i veçantë për Këshillin e Evropës, që për më shumë se dy dekada mundëson organizimin e Shkollës Politike, si dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023
  • 6 dhjetor
  • Numri i shikimeve: 30990
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (54001)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (47229)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (45221)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

18 dhjetor 2017

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

e hënë, 18 dhjetor 2017/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44742)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS