DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)

24 maj
DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)
Në Samitin e Këshillit të Evropës në Reykjavik, Islandë, krerët e shteteve dhe qeverive të 46 vendeve anëtare të organizatës vendoswn të krijojnë një Regjistwr të Dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë si hapi i parë drejt një mekanizmi ndërkombëtar kompensimi.
Udhëheqësit ranë dakord të forcojnë Këshillin e Evropës dhe punën e tij në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit duke miratuar një deklaratë mbi parimet e demokracisë, duke u zotuar sërish ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe duke zhvilluar mjete për të trajtuar sfidat e reja në fushën e teknologjisë dhe mjedisit.

Marrëveshja për Regjistrin e Dëmeve për Ukrainën

Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe disa vende joanëtare, duke përfshirë Kanadanë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, dhe Bashkimin Evropian (*) ranë dakord të krijojnë një Regjistër të Dëmeve të shkaktuara nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. I konsideruar si komponenti i parë i një mekanizmi kompensimi të ardhshëm, Regjistri do të shërbejë si një regjistër i provave dhe informacionit të pretendimeve për dëmin, humbjen ose dëmtimin e shkaktuar që nga 24 shkurt 2022 për të gjithë personat fizikë dhe juridikë të prekur, si dhe për Shtetin e Ukrainës. Krerët e shteteve dhe qeverive shprehën gatishmërinë e tyre për t'u angazhuar në iniciativa ndërkombëtare për zhvillimin e mëtejshëm të një mekanizmi të tillë, i cili mund të përfshijë një komision kërkesash dhe fond kompensimi, duke theksuar detyrimin e Federatës Ruse për të paguar dëmin e shkaktuar nga agresioni i saj.

Udhëheqësit mirëpritën gjithashtu përparimin drejt krijimit të një gjykate speciale për krimet e agresionit dhe ofruan mbështetjen e Këshillit të Evropës për këtë proces. Ata i bënë thirrje Federatës Ruse që menjëherë të lirojë të gjithë civilët e transferuar me forcë ose të dëbuar në mënyrë të paligjshme në territorin e saj ose në zonat e kontrolluara ose të pushtuara përkohësisht, veçanërisht fëmijët. Federata Ruse duhet të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Republika e Moldavisë. Përpjekjet për rindërtim të Ukrainës do të mbështeten përmes planit të veprimit të Këshillit për Ukrainën “Rezistenca, Rimëkëmbja dhe Rindërtimi” dhe Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës.

Deklaratë për situatën e fëmijëve të Ukrainës

Shtetet anëtare miratuan një Deklaratë kushtuar situatës së fëmijëve, duke bërë thirrje për mbështetje për autoritetet ukrainase për të siguruar kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të transferuar dhe deportuar në mënyrë të paligjshme nga forcat ruse. Të gjithë autorët e krimeve të tilla të kryera ndaj fëmijëve duhet të sillen para drejtësisë. Ndihma duhet t'u ofrohet gjithashtu vendeve anëtare që presin përkohësisht fëmijë ukrainas.

Parimet e Rejkjavikut për Demokraci

Duke reaguar ndaj tkurrjes sw demokracisw, udhëheqësit e Këshillit të Evropës miratuan "Parimet e Rejkjavikut për Demokracinë", një sërë parimesh që duhen respektuar nga shtetet demokratike, si liria e shprehjes, grumbullimi dhe shoqërimi, institucionet e pavarura, gjyqësori i paanshëm dhe efektiv, lufta kundër korrupsionin dhe pjesëmarrjen demokratike të shoqërisë civile dhe të të rinjve.

Riangazhimi për Sistemin e Konventës si gur themeli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga Këshilli i Evropës

Udhëheqësit e 46 vendeve anëtare riafirmuan angazhimin e tyre të thellë dhe të qëndrueshëm ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, angazhimin e tyre të palëkundur ndaj sistemit të Konventës si një mekanizëm për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe detyrimin e tyre të pakushtëzuar për t'iu përmbajtur vendimeve përfundimtare të Gjykata.

Këshilli i Evropës dhe mjedisi

Për sa i përket mjedisit, liderët pohuan se të drejtat e njeriut dhe mjedisi janë të ndërthurura dhe se një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm është çelësi për gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut. Puna e Këshillit të Evropës në këtë fushë duhet të bazohet në njohjen politike të së drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si një e drejtë e njeriut dhe në praktikën gjyqësore të gjerë të zhvilluar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Sfida të tjera të mëdha

Së fundi, Samiti miratoi një sërë prioritetesh të tjera të Këshillit të Evropës: Rëndësia e aderimit të Bashkimit Evropian në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut; standarde të reja për të mbrojtur të drejtat e njeriut në epokën dixhitale online dhe offline, veçanërisht në lidhje me inteligjencën artificiale; promovimi i të drejtave sociale në Evropë përmes Kartës Sociale; bashkëpunimi i vazhdueshëm me forcat opozitare demokratike bjelloruse, si dhe me mbrojtësit e të drejtave të njeriut bjelloruse dhe rusë, median e lirë dhe shoqërinë e pavarur civile.

(*) Dyzet e një vende i janë bashkuar Marrëveshjes së Pjesshme të Zgjeruar për Regjistrin e krijuar brenda Këshillit të Evropës: Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Republika e Moldavisë, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Republika Sllovake, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar; si dhe Kanadaja, Japonia, Meksika dhe SHBA. Bashkimi Evropian është anëtarësuar gjithashtu, ndërsa tre vende të tjera (Andorra, Bullgaria dhe Zvicra) kanë shprehur synimin e tyre për t'u anëtarësuar.

Lexo deklaratën e plotë këtu: https://rm.coe.int/4th-summit-of-heads-of-state-and-government-of-the-council-of-europe/1680ab40c1
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2023
  • 24 maj
  • Numri i shikimeve: 9783
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (28837)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (27877)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

1 dhjetor 2020

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
e martë, 1 dhjetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (27477)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (26661)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS