Mars 2022
Ky raport është përgatitur si rezultat i një tryeze të rrumbullakët mbi rininë, sigurinë dhe
zhvillimin njerëzor në Kosovë në dhjetor 2021 dhe katër diskutime në fokus grupe të organizuara nga HD dhe PIPS gjatë shkurtit 2022, me pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Pjesëmarrësit përfshinin politikëbërës, zyrtarë qeveritarë, aktivistë të
shoqërisë civile, studiues dhe studentë. Raporti është përgatitur në bazë të kontributit të pjesëmarrësve me mbështetjen e Dr. Mark Baskin, Leonora Kryeziu, Dr. Ramadan Ilazi dhe Ermal Boshnjaku.
Gjitashtu, ky raport përshkruan katër sfida të ndërlidhura që pengojnë integrimin dhe marrëdhëniet më të mira ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe institucioneve publike të Kosovës. Këto katër sfida përfshijnë sigurinë në hapësirat publike për anëtarët e komunitetit joshumicë; zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, funksionimin e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në administratën publike të Kosovës, sipas kuotës së kërkuar ligjore.
Raporti tregon se me ndërhyrje modeste nga ana e qeverisë, kontakti me pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë
mund të përmirësojë dukshëm jetën e përditshme të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Programet | |
Viti i publikimit | |