Prill 2022
Rritja e jostabilitetit dhe konfliktet e hapura ushtarake kanë shkaktuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë në mbarë botën. Si rezultat, vendet ndërmorën veprime të menjëhershme për të parandaluar dhe kriminalizuar pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e huaja.
Ndër sfidat kryesore me të cilat përballen këto vende ishin pasojat e mundshme të riatdhesimit, parandalimi i radikalizimit të qytetarëve të tjerë nga të kthyerit dhe aksionet terroriste të brendshme, si dhe zbatimi i programeve efektive të riintegrimit, rehabilitimit dhe deradikalizimit.
Kjo analizë e politikave synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Është e dyta e një serie analizash mbi këtë çështje.
Më saktësisht, kjo analizë ofron një këndvështrim statistikor rajonal në lidhje me numrin e qytetarëve që i bashkohen konflikteve të huaja, si dhe një pasqyrë të nismave të riatdhesimit dhe riintegrimit të ndërmarra nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Programet | |
Viti i publikimit | |