Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë

10 shkurt
Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë

Shkurt 2022

Efektet socio-ekonomike të Covid-19 në Kosovë jane evidente që nga marsi i vitit 2020, kur u morën masat e para nga qeveria, e deri më tani në vitin 2022.
Ky studim ndihmon për të pasqyruar se si kjo periudhë është kuptuar ekonomikisht dhe socialisht në Kosovë pothuajse dy vjet pas fillimit të pandemisë. Qëllimi i këtij punimi është të lehtësojë një komunikim më të mirë ndërmjet perceptimeve të qytetarëve dhe politikave institucionale në mënyrë që të ndikojë në vendimmarrje të hapur, transparente dhe demokratike.
Është e pamohueshme që pandemia ka pasur një ndikim të thellë në Kosovë, por është e nevojshme të përpiqemi të kuantifikojmë ndikimin e saj. Fakti që nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia, dhe aq më tepër tronditja që po përballon ekonomia globale dhe efektet sistematike që pasojnë, e bëjnë të vështirë reflektimin dhe parashikimin e saktë nëse kjo situatë do të vazhdojë. Në mënyrë të pashmangshme, pandemia do të ketë pasoja të shumta shumë kohë pas përfundimit të shpërthimit.
Me në metodologji të përzier - kuantitative dhe kualitative - të dhënat nga ky hulumtim paraqesin politikat e qeverive të Republikës së Kosovës, masa që drejtpërdrejtë ishin reflektuar tek punëtorët, duke goditur kështu të ardhurat, konsumin në treg dhe duke cenuar mirëqenien e shoqërisë.
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)

  • 10 shkurt
  • Numri i shikimeve: 8774
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (41442)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (37453)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (36589)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (36560)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS