Qershor 2021
Anketa ‘Mendësia e Qytetarëve Rreth Pyetjeve Politike’ është botuar për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.
Anketa synon që të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe, pra partitë politike, vendimmarrësit, politikbërësit, shkollarët, analistët dhe të tjerë që e shohin këtë pjesë studimi me interes.
Rezultatet e anketës janë ndarë në dy pjesë: Pikëvështrimet për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe Pikëvështrimet për politikën dhe pjesëmarrjen.
Në pjesën e parë janë renditur pyetje për të kuptuar më mirë opinionet e respodentëve sa sa i gjerë duhet të jetë shteti, sidomos parë në raport me rolin e individit në shoqëri.
Në pjesën e dytë janë renditur pyetje që synojnë të hedhin dritë mbi qëndrimet e votuesve në raport me kontekstin politik në Kosovë, subjektet politike ekzistuese dhe pjesëmarrjen brenda procesit elektoral dhe jo vetëm.
Në seksionin e fundit raporti përqëndrohet në një analizë statistikore, ku prezantohet analiza e segmentit të votuesve kosovarë duke u ndarë nëpër grupe të caktuara.
Programet | |
Viti i publikimit | |