Prill 2021
Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.
MSA kërkon që Kosova të zbatojë me prioritet reforma për përafrim me tregun e BE-së, brenda tre deri pesë viteve të zbatimit të saj. Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.
Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete.
Programet | |
Viti i publikimit | |