Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë

15 qershor
Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë

Qershor 2019

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.
Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive. Ndonëse për kah emërtimet dhe statusi formal, duken të dallueshme, shumë prej tyre kanë përzierje dhe duplifikim të kompetencave mes vete. Mungesa e linjave të qarta të llogaridhënies dhe dobësitë në mbikëqyrjen e tyre e minojnë edhe më tej funksionimin e tyre. Kjo gjendje kontribuon në mungesën e një administrate publike funksionale në Kosovë.
Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.
Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës.
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2019

Dokumente(t)

  • 15 qershor
  • Numri i shikimeve: 7853
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35847)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (33331)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32733)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32419)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS