Obligimet politike në Kosovë

7 korrik
Obligimet politike në Kosovë

2013

Ky studim trajton thelbin e marrëdhënieve shtet – shoqëri në Kosovë, atë të obligimeve politike. Duke kombinuar një kornizë analitike origjinale me argumente të pasura empirike, ky studim konstaton se obligimet politike janë shumë të ndërlidhura me shkallën në të cilën nevojat e njerëzve janë të plotësuara, të drejtat e tyre të njohura dhe të mbrojtura, si dhe agjencia dhe aftësitë e tyre të aktivizuara. Sic ilustrohet në këtë studim, kryqëzimi i këtyre aspekteve përbën përbërësit thelbësorë për një qytetari aktive dhe kritike në Kosovë. Kushtet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë tregojnë marrëdhënie të brishta shtet-shoqëri, gjë që është evidente në aftësitë ripërtëritëse, informalitetin, mosbesimin e publikut, si dhe format më proaktive të rezistencës dhe padëgjueshmërisë qytetare. Tejkalimi i këtyre marrëdhënieve komplekse kërkon ndryshime në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë shtetin, i cili duhet të shihet si përkushtim i përbashkët dhe e mirë e përbashkët, dhe se si shteti e sheh shoqërinë, e cila duhet të jetë burimi i legjitimitetit dhe përfaqësimit demokratik.

Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2015

Dokumente(t)

  • 7 korrik
  • Numri i shikimeve: 10354
Kategoria: Publikimet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (44968)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (40260)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (39110)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (39064)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS