Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës. Tema e këtij viti ka të bëjë me populizmin, si dhe rolin e medias në rritjen e tij vitet e fundit, nëpër vendet evropiane.
Për pjesëmarrësit, ky event me një audiencë të gjerë ofron diskutime interesante me folës nga të githa vendet e botës dhe përpos kësaj paraqet një mundësi për të krijuar rrjet dhe kontakte të reja.
Gjithashtu, në këtë event pjesëmarrësit e Shkollës Politike të Prishtinës do të certifikohen nga Këshilli i Evropës, së bashku me pjesëmarrësit nga 21 vendet e tjera.
Programet | |
Viti i publikimit | |