Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike. Raporti kombinon qasjen përshkruese dhe analitike duke diskutuar kështu mbi të gjitha pjesët e rëndësishme të politikës së jashtme në Kosovë si dhe procesit të njohjes ndërkombëtare, përfshirë njohjet dypalëshe, integrimin shumëpalësh, integrimin në BE si dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pas prezantimit të raportit kishte një panel diskutimi ku morrën pjesë: Fitim GLLAREVA (Ministria e Punëve të Jashtme) ndërsa nga shoqëria civile prezent ishin Florian QEHAJA (QKSS), Demush SHASHA (EPIK Institute) dhe Naim RASHITI (BPRG).
Eventi u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.
Programet | |
Viti i publikimit | |